Ndërlidhjet

Rasmussen: Trupat ruse e kanë kaluar kufirin në Ukrainë


Anders Fogh Rasmussen

Anders Fogh Rasmussen

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, tha sot se “tash është e qartë se trupat ruse dhe pajisjet e kanë kaluar ilegalisht kufirin” në Ukrainë.

Sipas tij, Rusia është e angazhuar “direkt në operacionet ushtarake në Ukrainë”.

Mëtutje, në komentet e tij, pas takimit të sotëm urgjent të NATO-s në Bruksel, lidhur me krizën në Ukrainë, zoti Rasmussen theksoi se aksionet e Moskës nuk ishin të izoluara por “pjesë e një modeli të rrezikshëm gjatë shumë muajve për ta destabilizuar Ukrainën”.

Ai tha se Rusia i ka furnizuar kryengritësit me tanke, artileri, raketahedhës, dhe se ka shtënë kundër trupave të Ukrainës, si nga territori i Rusisë, ashtu edhe nga brenda Ukrainës.

Rasmussen është shprehur se plotësisht e respekton vendimin e Ukrainës për politikën e sigurisë lidhur me NATO-n.

XS
SM
MD
LG