Ndërlidhjet

Rusi: Zemërim për OJQ-në që raportoi për ushtarët e vrarë në Ukrainë


Pamje e Kremlinit në Moskë
Pamje e Kremlinit në Moskë

Ministria e drejtësisë e Ukrainës e ka përfshirë në listën e zezë një degë të organizatës joqeveritare, Nënat e Ushtarëve, në Shën Petersburg.

Kjo lëvizje ka ndodhur një ditë pasi Ella Polyakova dhe Seergei Krivenko, anëtarë të Këshillit presidencial për të drejta të njeriut në Rusi, kanë shpallur se më se 100 ushtarë rusë ishin vrarë në pjesën lindore të Ukrainës, më 13 gusht, afër vendit Snizhnje, derisa i kishin ndihmuar separatistët prorusë në luftën e tyre kundër trupave qeveritare të Ukrainës.

Ella Polyakova është udhëheqëse e degës së kësaj OJQ-je.

XS
SM
MD
LG