Ndërlidhjet

Putin: Shpresë se Rusisë nuk i merret organizimi i kampionatit


Presidenti i Rusië, Vladimir Putin, tha se shpreson se Rusisë nuk do t’i merret organizimi i Kampionatit Botëror të Futbollit në vitin 2018, pas disa thirrjeve nga perëndimi që Rusisë të mos i lejohet ky organizim, për shkak ttë rolit të saj në krizën e Ukrainës.

Gjatë një fjalimi të sotëm në Moskë, Putin është shprehur se Organizata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) “tashmë ka thënë se futbolli dhe sporti janë jashtë politkës dhe mendoj se kjo është qasje e drejtë”.

Në një kumtesë më 25 korrik, FIFA tha se “historia deri tash ka treguar se bojkotimi i ngjarjeve sportive apo politika e izolimit ose konfrontimit, nuk janë mënyrat më efektive për zgjidhjen e problemeve”.

XS
SM
MD
LG