Ndërlidhjet

Malaysia Airlines shkurton 6,000 vende pune


Ilustrim
Ilustrim

Komapania Malaysia Airlines ka thënë se do të shkurtojë 6,000 vende pune.

Ristrukturimi bëhet në përgjigje të problemeve financiare që kanë shkaktuar dy katastrofa të mëdha ajrore të kompanisë.

Në muajin mars, fluturimi 370 është zhdukur në rrugën nga Kuala Lampuri për ne Pekin, me 239 njerëz në bord.

Në korrik, 298 njerëz janë vrarë kur fluturimi 17 është rrëzuar në lindje të Ukrainës, pasi dyshohet se është goditur nga një raketë e separatistëve pro-rusë.

XS
SM
MD
LG