Ndërlidhjet

Britania rrit nivelin e kërcënimit terrorist


Theresa May

Theresa May

Sekretarja për Çështje të Brendshme e Britanisë, Theresa May, ka bërë të ditur se niveli i kërcënimit terrorist në këtë vend do të rritet nga “i konsiderueshëm” në “të rëndë”, në përgjigje të konflikteve në Irak dhe Siri.

May ka thënë se ky veprim do të thotë se sulmi terrorist kundër Britanisë është “shumë i mundshëm”.

Megjithatë, ajo ka theksuar se nuk ka informacione nga inteligjenca që sugjerojnë se sulmi është i pashmangshëm.

Vrasja në Siri e gazetarit amerikan, James Foley, nga një shtetas i dyshuar britanik ka nxitur masa shtesë të sigurisë ndaj britanikëve, që udhëtojnë në Lindjen e Mesme për t’iu bashkuar grupeve militante.

Po ashtu ekziston frika se britanikët që kanë luftuar për islamistët në Siri dhe Irak mund të kthehen në Britani dhe të kryejnë sulme.

XS
SM
MD
LG