Ndërlidhjet

SHBA, sanksione të reja kundër Iranit


Ilustrim
Ilustrim

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione kundër 25 subjekteve dhe individëve të rinj iranianë, të cilët Uashingtoni i akuzon për një vrag shkeljesh, përfshirë zgjerimin e aktiviteteve bërthamore të Iranit, shmangien e sanksioneve dhe mbështetjen e terrorizmit në rajon.

Gjashtë banka iraniane, avio-kompani dhe një institut hulumtues janë në mesin e subjekteve të sanksionuara.

Pavarësisht masave të reja, zëdhënësja e Këshillit për Siguri Kombëtare të SHBA-së, Caitlin Hayden, ka thënë se Shtetet e Bashkuara mbesin të angazhuara për të punuar me partnerët drejt një marrëveshjeje të përhershme, që garanton se programi bërthamor i Iranit është paqësor.

XS
SM
MD
LG