Ndërlidhjet

Iraku sulmon militantët në qytetin turkmen


Iraq

Iraq

Aeroplanët irakianë kanë sulmuar luftëtarët e Shtetit Islamik në verilindje të Irakut, të cilët kanë rrethuar qytetin me shumicë shiite turkmene, Amerli.

Zyrtarët ushtarakë kanë thënë se sulmet kanë goditur xhihadistët në disa fshatra përreth Amerlisë.

Ky qytet ka qenë i rrethuar për më shumë se dy muaj.

Banorët e tij kanë bërë rezistencë të ashpër kundër militantëve, por tani përballen me mungesa të mëdha të ushqimit dhe ujit.

Ata janë në rrezik të madh për shkak të besimit shiit, i cili nuk është i pranueshëm nga ekstremistët e Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG