Ndërlidhjet

EULEX-i do të vazhdojë me mandatin e tij


Ilustrim

Ilustrim

Bashkimi Evropian njeh të drejtën e mendimit të të gjithë qytetarëve në Kosovë, përfshirë ato të kryetarëve të komunave të veriut të Kosovës. Megjithatë, misioni do të vazhdojë të zbatojë mandatin e tij në përputhje me dëshirat e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Kështu thuhet në një deklaratë të misionit evropian për sundim të ligjit, e cila vjen pas disa kërkesave të serbëve të veriut që EULEX-i të largohet nga vendi.

“Misioni i merr parasysh shqetësimet e tyre dhe është në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit politikë, në mënyrë që të gjejë një rrugë për përmirësimin e bashkëpunimit dhe për të çuar përpara zbatimin e mandatit, i cili është përcaktuar në mënyrë të qartë nga 28 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian”, thuhet pos tjerash në deklaratë.

XS
SM
MD
LG