Ndërlidhjet

logo-print

Putin: Nëse ka vullnet, Krimeja mund të jetë si Kosova


Presidenti rus, Vladimir Putin.

Presidenti rus, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se procesi i pranimit të Krimesë si pjesë e Rusisë “do të jetë i gjatë dhe i mërzitshëm”.

Ai ka thënë se problemet e tilla mund të zgjidhen shpejt nëse ka vullnet politik, siç ka qenë rasti me Kosovën.

“U kam thënë partnerëve të huaj, por përgjigje nuk ka”, u ka thënë Putin pjesëmarrësve të forumit rinor “Seliger”, raporton B92.

Ai po ashtu ka thënë se për ndarjen e Krimesë nga Ukraina kanë vendosur qytetarët, ndërsa në Kosovë për pavarësi ka vendosur parlamenti.

Putin është zotuar se Rusia do të bëjë gjithçka të mundur që të zgjidhen të gjitha problemet në lidhje me Krimenë dhe që të mundësojë zhvillimin e saj ekonomik.

XS
SM
MD
LG