Ndërlidhjet

Kerry: Koalicion global kundër Shtetit Islamik


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka bërë thirrje për një “koalicion global” për të luftuar militantët e Shtetit Islamik, të cilët kanë pushtuar sipërfaqe të mëdha të Sirisë dhe Irakut.

Në një editorial të botuar në “New York Times”, Kerry ka kërkuar koalicion të gjerë të vendeve për t’u përballur me “agjendën gjenocidiale” të xhihadistëve.

Komentet e Kerryt vijnë para samitit të NATO-s në Uells, i cili do të zhvillohet më 4 dhe 5 shtator.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se është duke zhvilluar një plan gjithëpërfshirës për të luftuar Shtetin Islamik.

XS
SM
MD
LG