Ndërlidhjet

logo-print

Rohani dënon sanksionet kundër Iranit


Hassan Rohani

Hassan Rohani

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, ka dënuar rrethin e fundit të sanksioneve perëndimore kundër Republikës Islamike.

Të premten, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione kundër 25 subjekteve dhe individëve të rinj iranianë, të cilët Uashingtoni i akuzon për një vrag shkeljesh, përfshirë zgjerimin e aktiviteteve bërthamore të Iranit, shmangien e sanksioneve dhe mbështetjen e terrorizmit në rajon.

Rohani i ka cilësuar sanksionet e reja si “shtypje”.

“Sanksionet janë shtypje dhe agresion dhe ne duhet të ngrihemi kundër këtij agresioni”, ka thënë Rohani.

Pavarësisht masave të reja, zëdhënësja e Këshillit për Siguri Kombëtare të SHBA-së, Caitlin Hayden, ka thënë se Shtetet e Bashkuara mbesin të angazhuara për të punuar me partnerët drejt një marrëveshjeje të përhershme, që garanton se programi bërthamor i Iranit është paqësor.

XS
SM
MD
LG