Ndërlidhjet

Dzhokhar Tsarnaev kërkon shtyrjen e gjykimit


Dzhokhar Tsarnaev

Dzhokhar Tsarnaev

Avokatët e sulmuesit të dyshuar në Maratonën e Bostonit, Dzhokhar Tsarnaev, kanë kërkuar shtyrjen e gjykimit të tij deri në shtator të vitit 2015.

Ata kanë thënë se u duhet më shumë kohë për të vlerësuar “sasinë masive” të provave.

Avokatët po ashtu kanë thënë se prokurorët kanë qenë të ngadalshëm dhe të çorientuar në mbledhjen e tyre.

Tsarnaev është deklaruar i pafajshëm për sulmin e vitit 2013, i cili ka vrarë tre persona dhe ka plagosur mbi 260 të tjerë.

Autoritetet thonë se Tsarnaev dhe vëllai i tij, Tamerlan, kanë vendosur dy bomba në linjën e finishit të maratonës.

Tamerlan është vrarë nga të shtënat me policinë pak ditë pas sulmit.

XS
SM
MD
LG