Ndërlidhjet

logo-print

Vdes në burg një spiun i Luftës së Ftohtë


Foto ilustruese

Foto ilustruese

Një ish-marins amerikan, që ka udhëhequr një unazë spiunimi për Bashkimin Sovjetik, ka vdekur në një qendër mjekësore të burgut në moshën 77-vjeçare.

Marinsi i pensionuar, John Walker Jr, është dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 1985, për kalimin e kodeve dhe të dhënave të tjera të ndjeshme te Bashkimi Sovjetik.

Ai ka rekrutuar djalin e tij, vëllaun dhe një mik për të vazhduar spiunimin, pas pensionimit të tij.

Të gjithë ata janë dënuar.

Shkelja është konsideruar si një nga rrjedhjet më të mëdha të sekreteve të ushtrisë në SHBA në atë kohë.

XS
SM
MD
LG