Ndërlidhjet

logo-print

Sulm në Irak, 11 të vrarë


Irak - foto arkivi

Irak - foto arkivi

Një sulmues vetëvrasës ka shpërthyer një makinë me eksplozivë duke vrarë së paku 11 persona dhe duke plagosur 30 të tjerë në një qytet në jug të Bagdadit.

Policia ka thënë se sulmi ka pasur në shënjestër një postbllok në qytetin Jusifia, 15 kilometra larg kryeqytetit.

Përgjegjësinë për të nuk e ka marrë asnjë grup.

Në javët e fundit, Iraku ka intensifikuar fushatën ushtarake kundër militantëve të Shtetit Islamik, të cilët kanë pushtuar pjesë të mëdha të territorit.

XS
SM
MD
LG