Ndërlidhjet

logo-print

VV: Pushteti i braktisi - Ne nuk i harrojmë!


Prishtinë, 30 gusht 2014.

Prishtinë, 30 gusht 2014.

Lëvizja Vetëvendosje, në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur, ka organizuar një aktivitet simbolik te fotografitë e personave të pagjetur që prej rrëmbimit të tyre të dhunshëm gjatë luftës në Kosovë.

Gjatë këtij aktiviteti, drejtuesja e Sekretariatit të Gruas Aktiviste, Nazlie Balaj, ka thënë se tash e 15 vjet, mosgjetja e eshtrave të personave të rrëmbyer gjatë luftës mbetet një plagë e madhe për familjarët dhe shoqërinë tonë.

“Fakti që ende ka varreza masive të pazbuluara në Serbi dëshmohet dhe me rastin e gërmimeve më të fundit dhe gjetjen e varrezës masive në Rudnicë me mbi 250 trupa shqiptarë të vrarë në luftën e fundit në Kosovë”.

“Kosova ende kërkon 1,700 trupat e të pagjeturve. Kjo kërkesë deri me tani ka hasur në vesh të shurdhër edhe nga ana e institucioneve të Kosovës. Krimet e Serbisë në Kosovë asnjëherë deri më tash nuk qenë kusht i Kosovës ndaj Serbisë apo i komunitetit ndërkombëtar ndaj Serbisë, në raport me çfarëdo marrëdhënie ndërshtetërore. LVV ka qenë dhe do të jetë pranë kërkesave të familjarëve për me të dashurit e tyre dhe me të gjitha kapacitetet do të luftojë që të zbardhet fati i tyre dhe trupat e të kthehen pranë familjareve të tyre”, ka thënë Balaj.

XS
SM
MD
LG