Ndërlidhjet

Britania shqyrton masat anti-terrorizëm


Kryeministri i Britanisë, David Cameron.

Kryeministri i Britanisë, David Cameron.

Kryeministri i Britanisë, David Cameron, dhe zëvendësi i tij, Nick Clegg, do të bisedojnë gjatë fundjavës për masat që duhet të ndërmerren për të trajtuar kërcënimet e ekstremistëve islamistë.

Negociatat vijnë pasi niveli i kërcënimit terrorist në Mbretërinë e Bashkuar është rritur nga “i konsiderueshëm” në “të rëndë”, në përgjigje të konflikteve në Irak dhe Siri.

BBC raporton se Cameron do të dalë me deklaratë të hënën, me të cilën do të propozojë kompetenca të reja për të ndaluar terroristët potencialë nga udhëtimi jashtë vendit.

Cameron takon sot në Bruksel edhe liderët e tjerë evropianë. Në samitin e BE-së, ai pritet të bëjë thirrje për veprim të koordinuar të BE-së në ndjekje të xhihadistëve.

XS
SM
MD
LG