Ndërlidhjet

BE diskuton se si t’i përgjigjet Rusisë


Bruksel
Bruksel

Krerët e shteteve të Bashkimit Evropian janë duke diskutuar në Bruksel se si t’i përgjigjen Rusisë për krizën në Ukrainë.

Duke shkuar në takim, disa liderë evropianë kanë thënë se blloku duhet të jetë i gatshëm për të vendosur sanksione të reja kundër Rusisë, nëse Moska nuk ndalon ndërhyrjen në Ukrainë.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka thënë se liderët e BE-së do të pajtohen për sanksione të reja nëse Rusia vazhdon të lejojë që armët dhe trupat e saj të kalojnë kufirin me Ukrainën.

Kryeministri britanik, David Cameron, ka thënë se “ne duhet të adresojmë një situatë tërësisht të papranueshme që është prania e trupave ruse në tokën e Ukrainës”.

XS
SM
MD
LG