Ndërlidhjet

logo-print

BE paralajmëron sanksione të reja ndaj Rusisë


Bruksel

Bruksel

Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy, ka thënë se zyrtarët e BE-së, brenda një jave, do të hartojnë propozime për sanksione të reja kundër Rusisë, për shkak të aksioneve të saj në Ukrainë.

Ai i ka bërë këto komente në orët e para të ditës së sotme, përkatësisht pas samitit të udhëheqësve të BE-së në Bruksel.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u ka thënë gazetarëve se BE-ja do të vendosë sanksione të reja nëse nuk ka ndryshime të situatës në Ukrainë ose nëse situata përkeqësohet.

Megjithatë, nuk është bërë e qartë se kur mund të ndërmerren ato sanksione.

Rusia është partneri i tretë tregtar i BE-së dhe një nga furnizuesit më të mëdhenj të saj me naftë dhe me gaz.

Luftimet midis ushtrisë ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrainës kanë marrë së paku 2,600 jetë njerëzish, kanë konfirmuar Kombet e Bashkuara.

NATO-ja llogarit se së paku 1,000 ushtarë rusë ndodhen në Ukrainë.

Rusia e mohon një gjë të tillë.

XS
SM
MD
LG