Ndërlidhjet

Protestat në Islamabad: Një i vrarë, qindra të plagosur


Islamabad
Islamabad

Zyrtarët pakistanezë bëjnë të ditur se një person është vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur në përleshjet midis policisë dhe protestuesve në Islamabad.

Policia ka hedhur gaz lotsjellës dhe plumba gome në drejtim të protestuesve, të cilët kanë bërë përpjekje të sulmojnë rezidencës e kryeministrit Nawaz Sharif.

Korresopondentët e Radios Evropa e Lirë thonë se në mesin e të plagosurve ka edhe policë.

Protestuesit besnikë të politikanit opozitar, Imran Khan, dhe klerikut Tahirul Qadri, janë duke protestuar për rreth dy javë.

Ata duan që Sharif të japë dorëheqje, pasi e akuzojnë për korrupsion dhe vjedhje të votave.

Kryeministri i hedh poshtë akuzat.

XS
SM
MD
LG