Ndërlidhjet

Paqeruajtësit filipinas shpëtojnë nga militantët në Golan


Lartësitë Golan

Lartësitë Golan

Shefi i ushtrisë së Filipineve ka thënë se mbi 70 paqeruajtës filipinas të OKB-së kanë ikur nga zonat në Lartësitë Golan, të cilat janë sulmuar nga rebelët sirianë.

Gjenerali Gregorio Pio Catapang ka thënë se paqeruajtësit janë zhvendosur në pozicione të sigurta.

Sipas tij, paqeruajtësit kanë qenë të rrethuar për shtatë orë nga rebelët dhe kanë shtënë me armë zjarri në vetëmbrojtje, para se të largoheshin.

Përleshjet kanë ardhur pasi grupet siriane rebele, përfshirë Frontin Nusra, kanë okupuar pikëkalimin Quneitra, midis pjesëve siriane dhe izraelite të Golanit, më 27 gusht, duke rrëmbyer 44 paqeruajtës nga Fixhi.

XS
SM
MD
LG