Ndërlidhjet

Liberia rrit kapacitetet për trajtim të Ebolës


Ilustrim

Ilustrim

Liberia është duke ndërtuar pesë qendra të reja për trajtimin e Ebolas, secila me kapacitet prej 100 shtretërish, kanë bërë të ditur zyrtarët.

Vendi afrikan është duke luftuar për të kontrolluar përhapjen e sëmundjes vdekjeprurëse.

Qysh në muajin mars, Ebola ka vrarë 1,500 njerëz dhe ka infektuar mbi 3,000 të tjerë në Guiena, Sirea Leone, Liberi, Nigeri dhe Senegal.

Tani për tani nuk ka kurë, e cila është në dispozicion të gjerë, por trajtimi i hershëm thuhet se mund të shpëtojë jetë.

Ebola transmetohet përmes gjakut, djersës dhe të vjellave të të sëmurëve.

XS
SM
MD
LG