Ndërlidhjet

SHBA kryen sulme kundër Shtetit Islamik


Irak

Irak

Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka bërë të ditur se aeroplanët luftarakë dhe ata pa pilot kanë goditur militantët e Shtetit Islamik pranë qytetit Mosul të Irakut.

Komanda Qendrore e SHBA-së ka thënë se sulmet ajrore janë mbështetje për operacionet e forcave irakiane të sigurisë.

Në të njëjtën kohë, Pentagoni ka thënë se ushtria amerikane ka kryer sulme ajrore dhe ka dërguar ndihma humanitare në qytetin Amerli.

Ky qytet, i banuar me shumicë turkmene shiite, është i rrethuar nga militantët e Shtetit Islamik për rreth dy muaj.

Militantët e konsiderojnë pakicën turkmene si femohuese.

XS
SM
MD
LG