Ndërlidhjet

Islanda rrit në maksimum alarmin për vullkan


Ilustrim

Ilustrim

Islanda ka rritur nivelin e alarmit në maksimum pranë vullkanit të saj më të madh Bardarbunga, pas një shpërthimi të ri të tij.

Agjencia meteorologjike e vendit ka thënë se shpërthimi ka ndodhur mëngjesin e sotëm.

Një shpërthim më i vogël ka ndodhur në të njëjtën zonë më 29 gusht.

Ai shpërthim ka zgjatur për disa orë dhe nuk ka shkaktuar hi.

Në vitin 2010, një re e hirit nga vullkani Eyjafjallajokull, në një rajon tjetër të Islandës, ka mbyllur pjesë të mëdha të hapësirës ajrore të Evropës për gjashtë ditë.

XS
SM
MD
LG