Ndërlidhjet

Australia ndihmon luftën kundër Shtetit Islamik në Irak


Kryeministri i Australisë, Tony Abbott.

Kryeministri i Australisë, Tony Abbott.

Australia ka bërë të ditur se do të dërgojë pajisje ushtarake në Irak, për të ndihmuar luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka kërkuar që Australia të ndihmojë në transportin e pajisjeve ushtarake, përfshirë armët dhe municionet, si pjesë e përpjekjeve shumëkombëshe”, ka thënë kryeministri australian, Tony Abbott.

Ai ka shtuar se vendi i tij do t’i bashkohet Kanadasë, Italisë, Francës, Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara "për të kryer këtë detyrë të rëndësishme".

Abbott ka thënë se Australia do të vazhdojë të punojë me partnerët ndërkombëtarë "për të adresuar këtë kërcënim të sigurisë, që vjen nga militantët".

Qeveria e Australisë llogarit se rreth 60 shtetas australianë luftojnë për Shtetin Islamik dhe një tjetër degë të Al Kaidës, Frontin Nusra, në Irak dhe Siri.

XS
SM
MD
LG