Ndërlidhjet

logo-print

Putin: Bisedime për “shtetësinë” e lindjes së Ukrainës


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se bisedimet për t’i dhënë fund konfliktit në lindje të Ukrainës duhet të trajtojnë shtetësinë e rajonit.

Në një intervistë për mediat ruse, Putin ka thënë:

“Duhet të fillojmë menjëherë bisedime thelbësore për çështjen e organizimit politik të shoqërisë dhe për shtetësinë e pjesës juglindore të Ukrainës, me qëllim të mbrojtjes së interesave të ligjshëm të njerëzve që jetojnë atje”.

Putin po ashtu ka thënë se Moska nuk mund të qëndrojë mënjanë “kur njerëzit në Ukrainë qëllohen”.

Perëndimi akuzon Rusinë për mbështetje të separatistëve pro-rusë, të cilët luftojnë forcat qeveritare të Ukrainës.

Moska hedh poshtë akuzat.

Bashkimi Evropian ka kërcënuar Rusinë me sanksione të reja tregtare nëse Moska nuk ndalon aksionet e saj në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG