Ndërlidhjet

Ushtria e Irakut depërton në qytetin Amerli


Ameri, Irak

Ameri, Irak

Ushtria e Irakut, e mbështetur nga milicitë shiite dhe luftëtarët kurdë, ka hyrë në qytetin Amerli, i cili ka qenë i rrethuar nga militantët e Shtetit Islamik për më shumë se dy muaj.

Operacioni ka nisur qysh të shtunën.

Mijëra njerëz kanë qenë të bllokuar në qytet qysh në muajin qershor dhe janë përballur me mungesa të mëdha të ushqimit dhe ujit.

Qyteti Amerli është i banuar me shumicë turkmene shiite.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se kanë kryer të shtunën tre sulme ajrore pranë këtij qyteti dhe po ashtu kanë hedhur ndihma për banorët.

XS
SM
MD
LG