Ndërlidhjet

Serbia: Jo sanksioneve ndaj Rusisë


Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Bratisllav Gashiq.
Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Bratisllav Gashiq.

Qeveria e Serbisë nuk e ka ndërmend të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe këtë qëndrim e ka përcjellë në mënyrë të qartë te partnerët në Perëndim, ka thënë ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Bratisllav Gashiq.

“Serbia është shumë e lidhur me Federatën Ruse, me të cilën ka marrëdhënie shumë të mira miqësore dhe ekonomike, si dhe përkrahje për zgjidhjen e problemit të Kosovës”, ka thënë Gashiq, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Bashkimi Evropian ka kërcënuar sot Rusinë me sanksione të reja tregtare nëse Moska nuk ndalon aksionet e saj në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG