Ndërlidhjet

Britania shqyrton ndalimin e rikthimit të xhihadistëve


Kryeministri britanik, David Cameron.

Kryeministri britanik, David Cameron.

Xhihadistët britanikë në Irak dhe Siri mund të ndalohen përkohësisht të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar, sipas planeve që po shqyrton qeveria.

BBC ka marrë vesh se shtetasit britanikë, të dyshuar për përfshirje në akte terroriste, do të lejohen të mbajnë shtetësinë e tyre britanike.

Por, ata do të ndalohen të rihyjnë në Britani për një periudhë kohore.

Të hënën, kryeministri britanik, David Cameron, do të bëjë publike planet për të luftuar kërcënimet që paraqesin militantët e Shtetit Islamik.

Së paku 500 njerëz nga Britania mendohet se luftojnë në Siri, edhe pse zyrtarët thonë se nuk e dinë numrin e saktë.

Javën e kaluar, Britania ka rritur nivelin e kërcënimit terrorist nga “i konsiderueshëm” në “të rëndë”.

XS
SM
MD
LG