Ndërlidhjet

Feinstein: Shteti Islamik, i rrezikshëm si asnjë tjetër


Dianne Feinstein
Dianne Feinstein

Senatorja demokrate e Shteteve të Bashkuara, Dianne Feinstein, ka thënë se presidenti Barack Obama duhet të jetë “shumë i kujdesshëm” në qasjen e tij ndaj militantëve të Shtetit Islamik.

Kryesuesja e Komitetit të Inteligjencës të Senatit amerikan i ka thënë televizionit NBC se Deparatmenti i Mbrojtjes dhe ai i Shtetit janë bërë së bashku në përgjigje të kërcënimit.

Feinstein ka thënë se nuk ka parë asgjë që krahasohet me ligësinë e militantëve, të cilët kanë marrë nën kontroll pjesë të mëdha të Irakut dhe Sirisë, kanë vrarë civilë dhe i kanë prerë kokën gazetarit amerikan, James Foley.

Ajo po ashtu ka thënë se Shteti Islamik ka financa, struktura ushtarake dhe armë si asnjë grup tjetër militant dhe e ka cilësuar atë si “jashtëzakonisht të rrezikshëm”.

XS
SM
MD
LG