Ndërlidhjet

Pakistan: Vazhduan përleshjet ndërmjet protestuesve e policisë


Policia pakistaneze duke u tërhequr nga protestuesit në Islamabad
Policia pakistaneze duke u tërhequr nga protestuesit në Islamabad

Protestuesit antiqeveri dhe policia janë përleshur përsëri në kryeqytetin Islamabad, pas disa javësh të demonstratave, në të cilat është kërkuar dorëheqja e kryeministrit, Nawaz Sharif.

Raportet e sotme thonë se protestuesit me gurë dhe shkopinjë janë përpjekur të depërtojnë në zyrën e kryeministrit nëpër linjat e policisë.

Tre vetë janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur në dhunë prej 30 gushtit, kur demonstruesit ishin përpjekur ta shkatërronin rezidencën e kryeministrit Sharif.

Ushtria dje u ka tërhequr vërejtjen demonstruesve dhe autoriteteve që t’i zgjidhin mospajtimet, të cilat filluan më 15 gusht, kur mijëra mbështetës të liderit opozitar, Imran Khan, dhe klerikut popullist, Tahir ul-Qadri, ishin tubuar për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Sharif.

Ushtria ka thënë se është obligim i saj për ta mbrojtur sigurinë e Pakistanit.

Protestuesit e akuzojnë zotin Sharif për vjedhje në zgjedhjet e vitit 2013, pas të cilave ai u bë kryeministër.

XS
SM
MD
LG