Ndërlidhjet

Lavrov: Nuk do të ketë ndërhyrje ushtarake ruse në Ukrainë


Sergei Lavrov

Sergei Lavrov

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, thotë se nuk do të ketë ndërhyrje ushtarake ruse në Ukrainë. Sipas tij, në bisedimet e sotme në Minsk për krizën në Ukrainë, duhet të synohet një armëpushim i menjëhershëm.

Këto komente u bënë para mbledhjes së sotme të Grupit të Kontaktit për Ukrainën, në Minsk të Bjellorusisë, në të cilën, sipas agjencisë ruse, ITAR-TASS, do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e së ashtuquajturës, Republikë Popullore e Donjeckut.

Grupi i Konatktit për Ukrainën përbëhet nga përfaqësuesit e Rusisë, Ukrainës dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

XS
SM
MD
LG