Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Protestuesit depërtuan në selinë e TV-së shtetërore


Pamje nga protestat në Islamabad

Pamje nga protestat në Islamabad

Protestueesit antiqeveri në Pakistan kanë depërtuar me dhunë në selinë e Televizionit shtetëror në kryeqytetin Islambad.

Në kanalin kombëtar PTV ishte ndalur transmetimi, pasi protestuesit sot kanë hyrë në ndërtesë.

Më herët ky kanal kishte transmetuar drepërsëdrejti pamje të njerëzve duke iu vërsulur ndërtesës së televizionit, pasi me dhunë kishin depërtuar në hyrje të kompleksit në Islamabad.

Tre vetë janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur në dhunën prej 30 gushtit, kur demonstruesit ishin përpjekur ta shkatërronin rezidencën e kryeministrit Sharif.

Sot më herët gjatë ditës, ka pasur përleshje të reja me policinë, derisa protestuesit me gurë dhe shkopinjë, përsëri ishin përpjekur t’i shkatërronin linjat policore dhe të depërtonin në rezidencën e kryeministrit.

Protestuesit udhëhiqen nga lideri opozitar, Imran Khan, dhe kleriku popullist, Tahir ul-Qadri.

XS
SM
MD
LG