Ndërlidhjet

Irak: Nga sulmi vetëvrasës – 13 të vrarë


Pamje pas një sulmi vetëvrasës të mëparshëm në Irak
Pamje pas një sulmi vetëvrasës të mëparshëm në Irak

Nga një sulm vetëvrasës me një makinë-bombë në qytetin Ramadi në Irak, janë vrarë së paku 13 vetë dhe plagosur 17 të tjerë.

Policia irakiane tha se sulmuesi, me një makinë ushtarake, e kishte goditur një ndërtesë nëntëkatëshe në ndërtim, në qendër të këtij qyteti, e cila shfrytëzohej si bazë për forca e sigurisë së Irakut.

Forcat irakiane janë duke luftuar kundër militantëve islamikë në qytetet peerëndimore Ramadi dhe Falluxha prej janarit të këtij viti.

Kryengritësit e Shtetit Islamik të Irakut dhe aleatët e tyre fisnorë sunitë, e kanë nën kontroll qytetin Falluxha dhe gjysmën e Ramadit, ndërsa luftimet janë të përditshme.

XS
SM
MD
LG