Ndërlidhjet

Rusi: Përkujtohet 10 vjetori i sulmit në shkollën e Beslanit


Njerëzit i nderojnë viktimat e shkollës së Beslanit para 10 vitesh

Njerëzit i nderojnë viktimat e shkollës së Beslanit para 10 vitesh

Mijëra njerëz janë tubuar në gërmadhat e shkollës në qytetin Beslan, në pjesën jugore të Rusisë, për t’i përkujtuar viktimat e sulmit para 10 vitesh, me ç’rast u vranë 334 vetë, përfshirë 186 nxënës.

Më 1 shtator 2004, kryengritësit islamikë i rrëmbyen më se 1100 nxënës dhe arsimtarë në ditën e parë të shkollës, duke kërkuar tërheqjen e trupave nga Çeçenia fqinje.

Shumica e të vrarëve kishin pësuar nga eksplodimet dhe të shtënat e armëve, në fund të situatës së tensionuar triditëshe, kur forcat speciale ruse depërtuan në shkollë.

Pas këtij sulmi kishin ndodhur sulme vdekjeprurëse me bomba të aeroplanëve dhe stacionit të metrosë.

Për këto sulme ishin fajësuar militantët në Kaukazin Verior, që kishte shkaktuar atë që e thonë kritikët e Kremlinit, hapa të ndërmarrë nga presidenti Vladimir Putin, me të cilët ishin kufizuar liritë politike.

Grupi Freedom House tha sot se ishte i shqetësuar “me refuzimin e Federatës Ruse për të udhëhequr hetime të hapura dhe transparente” për tragjedinë e Beslanit.

XS
SM
MD
LG