Ndërlidhjet

Jahjaga dekreton vazhdimin e mandatit të gjykatësve në GJK


Presidentja Atifete Jahjaga
Presidentja Atifete Jahjaga

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, më 31 gusht, 2014, ka dekretuar vazhdimin e mandatit të gjyqtarëve ndërkombëtarë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Sipas një njoftimi për media nga presidenca thuhet se dekretimi është bërë duke u bazuar në marrëveshjen e ratifikuar tashmë ndërkombëtare në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë.

Zëdhënësi i presidentes Jahjaga, Arbër Vllahiu, tha për Radion Evropa e Lirë se konfirmimi i mandatit të gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese është bërë bazuar në marrëveshjen ndërkombëtare të ratifikuar në Kuvendin e Kosovës, me dy të tretat e votave të deputetëve të legjislaturës së kaluar, pas letërkëmbimit të presidentes me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, që është pjesë e marrëveshjes së ratifikuar në Kuvend.

Vllahiu tha gjithashtu se konfirmimi i mandatit të gjykatësve bazohet në Kushtetutën e Kosovës dhe shkresën e shefit të misionit të EULEX-it.

“Kosova ka marrë obligime shtetërore ndërkombëtare dhe mbi këtë bazë është e obliguar që t'i zbatojë ato. Si shtet i përgjegjshëm dhe pjesë e komunitetit ndërkombëtar, Kosova do të ruajë kredibilitetin e saj dhe gjithsesi se është e përkushtuar për të ndërtuar shtetin e së drejtës, duke zbatuar dhe respektuar Kushtetutën dhe ligjet e saj”, deklaroi Vllahiu.

XS
SM
MD
LG