Ndërlidhjet

logo-print

Cameron: Masa kundër atyre që luftojnë në Siri dhe Irak


David Cameron

David Cameron

Kryeministri i Britanisë, David Cameron, pritet që sot do t’i paraqes masat më të ashpra kundër britanikëve, të dyshuar se u janë bashkuar xhihadistëve në Siri dhe Irak.

Këto masa po bëhen pasi në Britani, para dy ditësh, është rritur alarmi për kërcënim terrorist, që thuhet se ishte planifikuar nga xhihadistët britanikë në Siri dhe Irak, i cili do të ndodhte “me gjasë të mëdha”.

Cameron pritet të propozojë hapa të ri kundër të dyshuarve kur eventualisht ka prova të mjaftueshme për t’i akuzuar ata për krim.

Mediat britanike raportojnë se në këto masa mund të përfshihet “një ndalesë e përkohshme” për kthim në vend të britanikëve, që janë të dyshuar se kanë luftuar në shtetet e jashtme, si pjesëtarë të grupeve militante islamike.

Shqetësimet për sulme në Britani nga xhihadistët e kthyer biritanikë, janë shtuar muajin e kaluar, pasi ishte vrarë me prerje koke gazetari amerikan, James Foley, qartas, nga një pjesëtar britanik i Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG