Ndërlidhjet

Ukrainë: Ushtarët u tërhoqën nga aeroporti në Luhansk


Një makinë e blinduar e shkatërruar në rugën për në aeroportin Luhansk
Një makinë e blinduar e shkatërruar në rugën për në aeroportin Luhansk

Zyrtarët ushtarakë thonë se forcat e Ukrainës janë tërhequr nga aeroporti në Luhansk, në pjesën lindore të këtij vendi, pas luftimeve me separatistët prorusë.

Zëdhënësi i ushtrisë, Andriy Lysenko, tha se sot ushtarët kanë bërë një “tërheqje të organizuar” nga aeroporti në Luhansk.

Këto komente u bënë dersa ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, është shprehur se shpreson se pjesëmarrësit në takimin e sotëm në Minsk të Bjellorusisë, do të pajtohen për një armëpushim të menjëhershëm dhe pa kushte.

Në këtë takim, pritet të marrin pjesë zyrarët rusë dhe ukrainas, përfaqësuesit e kryengritësve dhe ata të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Separatistët prorusë, prej muajit prill të këtij viti, luftojnë kundër forcave qeveritare të Ukrainës. Sipas Kombeve të Bashkuara, gjatë kësaj lufte janë vrarë më se 2,600 vetë.

Qytetet e mëdha, Luhansk dhe Donjeck, janë nën kontrollin e separatistëve prorusë.

Ukraina dhe perëndimi e akuzojnë Rusinë për dërgim të trupave brenda Ukrainës dhe për mbështetje të separatistëve.

Por, këto akuza Moska i ka hedhur poshtë.

XS
SM
MD
LG