Ndërlidhjet

logo-print

Turqi: Kërkohet shpjegim për raportin për spiunim nga SHBA-të


Turqia po kërkon shpjegim nga Shtetet e Bashkuara lidhur me raportin në media se Uashingtoni i ka spiunuar liderët e Turqisë.

Zëvendëskryeministri turk, Bulent Arinc, tha sot se Ministria e jashtme e ka ftuar të ngarkuarin me punë të Shteteve të Bashkuara, për “të kërkuar shpjegim”.

Revista gjermane, Der Spiegel, dje ka raportuar se Agjencia Kombëtare e Sigurisë e Shteteve të Bashkuara, ka kryer vëzhgim të gjërë elektronik të liderëve të Turqisë, prej vitit 2006.

Revista ka thënë se raporti mbështetet në dokumentet e dhëna nga ish-kontraktori i agjencisë, Edward Snowden.

Turqia kishte reaguar me zemërim ndaj raportit paraprak të revistës Der Spiegel, sipas të cilit, Gjermania e kishte spiunuar Turqinë, aleat në NATO, për vite me radhë.

Der Spiegel thotë se Sahtetet e Bashkuara dhe Turqia kanë bashkëpunuar për së afërti në mbledhjen e inteligjencës, veçanërisht ndaj militantëve kurdëve në pjesën juglindore të Turqisë.

XS
SM
MD
LG