Ndërlidhjet

Farina: Luftëtarët e jashtëm, problem jo vetëm në Kosovë


Salvatore Farina

Salvatore Farina

Komandanti në largim i forcave paqeruajtëse në Kosovë, gjenerali Salvatore Farina, ka thënë sot në Prishtinë se luftëtarët e huaj në Lindjen e Mesme, që u janë bashkuar rradhëve të Shtetit Islamik, nuk është një fenomen i pranishëm vetëm në Kosovë, por është i pranishëm edhe në vendet perëndimore.

Në takimin e tij të fundit me gazetarë, në cilësinë e komandantit të KFOR-it, gjenerali Farina ka thënë se „ky është një problem i përbashkët i vendeve demokratike dhe të zhvilluara".

Arrestimin e mbi 40 personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari radikale e ka cilësuar si sinjal të mirë për dy arsye, „për vullnetin e mirë që ekziston te lidershipi i Kosovës që të përballen me këtë problem dhe për planin operativ të Policisë së Kosovës, që u zhvillua për arrestimin e një numri kaq të madh njerëzish“.

“Nuk besoj se ky është një kërcënim për të ardhmen, prandaj nuk mendojmë se Kosova është shtet terrorist. Por, sikurse edhe çdo shtet tjetër bashkëkohor dhe demokratik, duhet të jemi të sigurt se nuk do të vijë deri te zhvillimi i dhunës brenda familjes, brenda komunitetit. Dhunën duhet dënuar, terrorizmin duhet dënuar“, ka thënë gjenerali Farina.

XS
SM
MD
LG