Ndërlidhjet

Poloni: Aksionet e Rusisë krahasohen me fillimin e Luftës II Botërore


Pamje nga Pallati presidencial i Polonisë në Varshavë
Pamje nga Pallati presidencial i Polonisë në Varshavë

Intelektualët e nohur polakë sot e kanë shënuar 75 vjetorin e okupimit të Polonisë nga ana e Gjermanisë Naziste në vitin 1939, duke e krahasuar me ndërhyrjen ruse në Ukrainë.

Në mesin e intelektualëve që i kanë dërguar një letër të hapur Bashkimit Evropian, përfshihet edhe ish-ministri i jashtëm, Wladyslaw Bartoszewski, që ishte luftëtar i rezistencës polake kundër nazistëve dhe i burgosur i kampit të përqendrimit në Aushvic.

Në këtë letër, Rusia quhet “shtet agresiv”, që e ka marrë Krimenë e Ukrainës, pas aneksimit nga ana e Moskës në muajin prill.

Mëtutje, theksohet se ushtria ruse dhe forcat speciale të saj, tash po operojnë në pjesën lindore të Ukrainës, shpeshherë edhe hapur, në mbështetje të separatistëve, të cilët e “terrorizojnë popullatën lokale”.

Letra i bënë thirrje Francës që ta anuloj shitjen e planifikuar të luftanijeve Mistral në Rusi dhe që Berlini t’i kufizoj aktivitetet e firmave energjetike të Rusisë në Gjermani, për ta ulur varshmërinë gjermane nga gazi rus.

XS
SM
MD
LG