Ndërlidhjet

Rasmussen: Samit madhor në historinë e NATO-s


Anders Fogh Rasmuseen gjatë konferencës së sotme për gazetarë në Bruksel
Anders Fogh Rasmuseen gjatë konferencës së sotme për gazetarë në Bruksel

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, thotë se samiti i ardhshëm i aleancës, që mbahet më 4 shtator në Uells, është “madhor në historinë e NATO-s”.

“Samiti ynë në Uells këtë javë, do të mbahet në një botë të ndryshuar”, tha Rasmussen, dhe shtoi se “në të do të shqyrtohen sfidat e botës së ndryshuar dhe rrjedhimisht, unë pres që të jetë samit madhor në historinë e NATO-s”.

Zoti Rasmussen, mëtutje në konferencën e sotme për gazetarë në selinë e NATO-s në Bruksel, theksoi se në këtë samit do të paraqitet siguri se “aleanca mbetet e gatshme, e aftë dhe me vullnet, për t’i mbrojtur të gjithë aleatët kundër çfarëdo sulmi”.

“NATO-ja do të bëhet më agjile”, tha Rasmussen.

Zyrtari i lartë i NATO-s tha se “sot ne duhet të ballafaqohemi me realitetin se Rusia nuk e konsideron NATO-n partnere” dhe se për këtë Rasmussen ka shprehur “keqarje të fuqishme”.

XS
SM
MD
LG