Forcat qeveritare të Sirisë dhe kryengritësit islamikë janë përleshur në Rrafshnaltën e Golanit, afër kufirit kontestues me Izraelin.
Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, tha se luftimet, në të cilat ishte ishte involvuar al-Nusra Front, degë e al-Kaidës në Siri, ishin zhvilluar rreth qytetit Hamidija.
Mediat shtetërore thanë se ushtria i ka vrarë “shumë terroristë” dhe ka shkatërruar armatime të tyre.
Këto përleshje, Izraeli i ka ndjekur me gjendje të lartë gatishmërie.
Më 28 gusht, al-Nusra Fronti i ka rrëmbyer 45 paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara nga Fixhi.
Afro 1,300 paqruajës të OKB-së janë të vendosur në një zonë neutrale ndërmjet Izraelit dhe Sirisë.