Ndërlidhjet

Qeveria irakiane rimerr dy qytete nga IS


Irak

Irak

Zyrtarët thonë se trupat irakiane dhe forcat kurde sot kanë rimarrë dy qytete nga luftëtarët e Shtetit Islamik IS.

Zyrtarët njoftojnë se trupat qeveritare të mbështetura nga udhëheqësit shiitë dhe forcat kurde kanë rikthyer qytetin verior të Suleiman Bek.

Forcat Kurde po ashtu thonë se kanë rimarrë kontrollin në qytetin Zumar.

Këto përparime të forcave të Irakut dhe kurdëve erdhën pasi që ato u mbështetën nga sulmet ajrore të SHBA-së, si rrjedhojë e të cilave më 31 gusht kanë rimarrë kontrollin në Amirli.

Qyteti me shumicw turkmene ku kryesisht jetojnë shiitw ishte i rrethuar për rreth dy muaj nga grupet ekstremiste sunite.

IS dhe aleatët e tij kontrollojnë pjesët më të mëdha të Irakut verior dhe perëndimor si dhe pjesën verilidore të Sirisë.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila ka mbështetur qeverinë e saj për të dërguar armë Irakut, ka thënë sot se IS është një kërcënim i madh për sigurinë e Gjermanisë dhe Evropës.

XS
SM
MD
LG