Ndërlidhjet

logo-print

Përleshje midis ushtrisë dhe rebelëve në Siri


Siri

Siri

Qeveria e Sirisë dhe kryengritësit islamikë janë përleshur në Lartësitë Golan në afërsi të kufirit të diskutueshëm me Izraelin.

Observatori Britanik për të Drejtat Njeriut me bazë në Siri ka njoftuar se luftimet që përfshijnë Frontin Al-Nusra, degë e Al-Kaidës në Siri janë përqëndruar rreth qytetit të Hamidiyeh.

Mediat shtetërore në Siri kanë njoftuar se forcat militare kanë vrarë ‘shumë terroristë’ dhe kanë shkatërruar shumë armë gjatë luftimeve.

Përleshjet kanë bërë që forcat e Izraelit të rrisin gadishmërinë.

Israeli ka bërë të ditur se kanë shtënë poshtë një avion të paidentifikuar mbi Lartësitë Golan më 31 gusht.

Fronti Al-Nusra ka rrëmbyer 45 trupa paqëruajtëse të Kombeve të Bashkuara nga Fiji më 28 gusht, një ditë pasi ata morrën kontrollin tek kalimi kufitar në Quneitra.

Rreth 1,300 trupa paqëruajtëse të Kombeve të Bashkuara po qëndrojnë në një zonë neutrale mes Izraelit dhe Sirisë.

XS
SM
MD
LG