Ndërlidhjet

logo-print

AKA rikonfirmon diplomën e RIT-it në AUK


Prishtinë

Prishtinë

Agjencia e Kosovës për Akreditim ka aprovuar kërkesën e Universitetit Amerikan në Kosovë (AUK) për të miratuar programet e studimit të Institutit të Rochesterit për Teknologji (RIT) në Kosovë, për periudhën 5-vjeçare 2014-2019, në përputhje me Ligjin për Arsimin e Lartë në Kosovë.

“RIT është i akredituar nga ‘Middle State’, Komisioni i Arsimit të Lartë në SHBA. Aprovimi i programeve të studimit përfshin koncentrimet profesionale në: Ekonomi e Statistika; Menaxhment; Politika Publike, Multimedia dhe Komunikim Vizual; Teknologji Informative; Multimedia dhe Dizajnim në Rrjet; dhe koncetrimet minore në: Ekonomi; Marrëdhëniet Ndërkombëtare; Studimet Juridike dhe Politika Publike”, thuhet në njoftim.

Presidenti i AUK-ut, Win Thompson, e ka së vlerësuar lart rikonfirmimin e Diplomës së RIT-it në Kosovë dhe ka falënderuar Agjencinë e Kosovës për Akreditim për punën e saj.

XS
SM
MD
LG