Ndërlidhjet

Mbi 100 emigrantë nga Siria dhe Iraku arrestohen në Maqedoni


Ilustrim
Ilustrim

Më shumë se 100 emigrantë ilegalë nga Siria dhe Iraku janë arrestuar nw Maqedoni derisa po udhëtonin me një tren i cili po barte qymyr nga Greqia, njofton Ministria e Punëve të Brendshme nw Maqedoni.

Emigrantët janë gjetur të dielën (dje) pasdite, ndërsa ishin të fshehur në pjesën ku mbahej qymyri.

“Ishte shumë e vështirë të komunikosh me shumicën prej tyre. Ata nuk e dinin se ku po shkonin, apo ku do të shkonin”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Ivo Koteski.

Sipas informatave që policia ka arritur t’i sigurojë, emigrantët kanë arritur të kalojnë kufirin e Sirisë përmes Turqisë dhe Irakut ndërsa janë trafikuar përmes Greqisë.

Sipas Koteskit këta persona po mbahen në një qendër të emigracionit në afërsi të Shkupit, ndërsa shteti i Maqedonisë po planifikon t’i kthejë në Greqi.

Në mesin e tyre ka edhe gra e fëmijë të moshës 15 dhe 16 vjeç. Sipas fjalëve të tyre, ata kanë ikur nga lufta, dhe për qëllim kanë që të shkojnë në Gjermani ose në Danimarkë.

Sipas informatave të policisë maqedonase emigrantët paguajnë rreth 3 mijë euro për t’i kontrabanduar deri në Greqi, raporton shërbimi i Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.

XS
SM
MD
LG