Ndërlidhjet

logo-print

Putin: Nëse dua, Kievin e marr për dy javë


Presidenti rus, Vladimir Putin.

Presidenti rus, Vladimir Putin.

Gazeta italiane “La Republica” ka raportuar se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka thënë presidentit në largim të Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, se “nëse do”, ai “mund ta marrë Kievin për dy javë”.

Thuhet se Putin i ka bërë këto komente gjatë një bisede telefonike me Barroson, ndërsa ky i fundit i ka përcjellë deklaratat te liderët e tjerë evropianë, gjatë një samiti në Bruksel, më 30 gusht.

Reagimi nënkupton se kërcënimi i Putinit është përgjegje ndaj mundësisë që BE-ja të vendosë sanksione të reja kundër Rusisë, për shkak të përfshirjes së Kremlinit në kryengritje pro-ruse në lindje të Ukrainës.

Ngjarjet në Ukrainë janë duke thelluar gjithnjë e më shumë përçarjet midis Rusisë dhe BE-së.

Shefja e re e politikës së jashtme evropiane, Federica Mogherini, e ka cilësuar situatën në Ukrainë si krizën më të madhe në Evropë në disa dekada.

XS
SM
MD
LG