Ndërlidhjet

logo-print

SHBA kryen operacion ushtarak në Somali


Militantë të Al Shababit në Somali

Militantë të Al Shababit në Somali

Pentagoni ka bërë të ditur se forcat ushtarake të Shteteve të Bashkuara kanë kryer një operacion në Somali.

Sekretari për shtyp, admirali John Kirby, ka thënë se Uashingtoni është duke vlerësuar rezultatet e operacionit dhe më pastaj do të dalë me detaje të tjera.

Televizioni amerikan CBS ka raportuar se operacioni ka përfshirë sulme ajrore kundër militantëve të Al Shababit, një grup ekstremist i lidhur me Al Kaidën.

Njoftimi për operacionin vjen pak ditë pasi Al Shababi ka sulmuar një burg të sigurisë së lartë në Mogadishu, në përpjekje për të liruar ekstremistët e mbajtur atje.

Të shtatë militantët e përfshirë në këtë sulm janë vrarë, së bashku me tre ushtarë dhe dy civilë.

XS
SM
MD
LG