Ndërlidhjet

Rusia rregullon Doktrinën Ushtarake


Ilustrim

Ilustrim

Një zyrtar i lartë rus ka thënë se Rusia do të rregullojë dokumentin, i cili përcakton politikën e saj ushtarake në përgjigje të “rreziqeve dhe kërcënimeve të reja ushtarake”, që dalin nga faktorët si Pranvera Arabe dhe kriza në Ukrainë.

Mikhail Popov, zëvendëssekretar i Këshillit të Sigurisë të presidentit Vladimir Putin, i ka thënë agjencisë RIA Novosti se “të gjitha faktet dëshmojnë dëshirën e Shteteve të Bashkuara dhe të NATO-s për të vazhduar me përshkallëzimin e marrëdhënieve me Rusinë”.

Popov ka thënë se përveç formave tradicionale të luftës, “shtetet udhëheqëse të botës” janë duke përdorur grupe ekstremiste, kompani private ushtarake dhe protestues për të çuar tutje qëllimet e tyre.

Ai ka thënë se rregullimi i Doktrinës Ushtarake të Rusisë, e cila për herë të fundit është përditësuar në vitin 2010, do të jetë gati deri në fund të këtij viti.

XS
SM
MD
LG