Ndërlidhjet

Aktakuzë kundër ish zëvendëspresidentit iranian


Mohammad Reza Rahimi
Mohammad Reza Rahimi

Është ngritur aktakuzë ndaj ish zëvendëspresidentit iranian Mohammad Reza Rahimi. Ai është burgosur dhe gjobitur, por detajet e rastit nuk janë zbuluar ende.

Rahimi ka qenë ndihmës i lartë i ish Presidentit Mahmud Ahmadinexhad, qeveria e të cilit ka qenë e akuzuar lartë nga kritikët për korrupsion masiv.

Gholamhossein Mohseni-Ejeie, një anëtar të lartë i gjyqësorit, është cituar nga mediat më 1 shtator, ku thotë se nuk mund të zbulojë detaje të rastit dhe se dënimi e akuza ndaj tij ende nuk është përfundimtare.

Mediat iraniane më herët kanë raportuar se Rahimi ka qenë i akuzuar për korrupsion.

Ai është marrë në pyetje nga zyrtarët e drejtësisë përpara se të lirohet me kusht në dhjetor 2013.

XS
SM
MD
LG